Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola ka dhënë lajmin e hidhur se sulmuesi Sergio Aguero, do mungojë në ndeshjen kthyese ndaj Real Madrid-it në kuadër të 1/16 e Ligës së Kampionëve.
City e humbi këtë sezon Premierë Ligën, por arriti ta fitojë Kupën e Anglisë, derisa shihen si favorit për Ligën e Kampionëve, transmeton portali arbresh.info.
Në ndeshjen e parë që u zhvillua në “Santiago Bernabeu” fituan me rezultat 2 – 1, kurse në ndeshjen kthyese do mungojë kapiteni Sergio Ramos i cili mori të kuq.
Shanset e tyre janë zbritur ngase Aguero nuk do jetë mjaftueshëm në formë për ndeshjen kthyese.

Argjentinasi pësoi lëndim muajin e kaluar ndaj Burnley dhe ende s’ka luajtur.
Guardiola gjithashtu e ka konfirmuar se nuk beson që Aguero do shërohet brenda kësaj kohe.
“Jo, mendoj se nuk do jetë në kohë që të shërohet”, tha ai.
Aguero këtë sezon ishte në formë brilante duke shënuar 23 herë në 32 ndeshje./arbresh.info.
Irani: Kemi sulmuar 4 baza ushtarake amerikane
Kurti i jep detyrë të re Blerim Sallahut
Opozita serbe në Kosovë me nismë të re bashkëpunimi
Guardiola u jep pushim lojtarëve para ndeshjes me Real Madri...
Parashkruhet aktakuza për gazin lotsjellës, aktgjykim refuzu...
Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Sllovaki – Kosov...