Sergi Roberto insiston se bisedimet me Barcelonën për një kontratë të re do të nisin së shpejti.
Mesfushori ka qenë në negociata rreth kontratës së re qysh pas përfundimit të sezonit të kaluar, transmeton portali arbresh.info. Megjithatë, Roberto insiston se nuk ka shqetësime nga ana e tij.
“Rinovimi është rikthyer rrugës, ne do të kemi një marrëveshje”, ka thënë Roberto.
“Jemi duke pasur takime dhe mendoj se ne do të arrijmë një marrëveshje të mirë”
“Kurdo që jam në fushë përpiqem për të dhënë maksimumin, unë gjithmonë e kam thënë se që nga koha kur kam qenë fëmijë kam luajtur në mesfushë, por dua ta ndihmojë skuadrën, ose në krah ose në mesfushë”, shtoi ai
25-vjeçari spanjoll ka bërë 10 paraqitje dhe ka shënuar një gol këtë sezon te Barcelona në La Liga./arbresh.info/
Sërfist kafshohet nga peshkaqeni në Australi, sulmi i katërt...
Aksident i rëndë në Laç, pasagjeri 25-vjeçar humb jetën pas ...
Maqedonci: Kosova e para në Ballkanin Perëndimor për siguri ...
Seancë gjyqësore ndaj Cvetko Kostiq, i akuzuar për dhunim se...
Sot në Davos, Kurti flet për demokracinë dhe Kosovën
Parashikimi i motit për të martën