Sulmuesi i Bayern Munichut, Serge Gnabry raportohet të jetë shfaqur si shënjestër për transferim e Real Madridit.
24-vjeçari ka shënuar pesë herë dhe ka regjistruar katër asistime brenda nëntë paraqitje te Bayern Munichu këtë sezon, përfshirë pesë golat kundër Tottenham Hotspurit në UEFA Ligë të Kampionëve në fillim të muajit, transmeton portali arbresh.info.
Gnabry dështoi për të pasur ndikim gjatë kohës te Arsenali, por është kthyer në njëri nga lojtarët më të rëndësishëm te Bayern Munichu duke u bërë gjithashtu edhe një figurë kyçe te kombëtarja e Gjermanisë.
Bazuar në raportet në Spanjës, presidenti i Madridit, Florentino Perez, është i interesuar për të sjellë sulmuesin e zhdërvjelltë në Bernabeu dhe Bayerni thuhet se është i përgatitur për të shituar atë për 75 milionë euro.
Gnabry ka shënuar 11 gola brenda 27 paraqitjeve te Werder Bremeni para kalimit në Allianz Arena, ku ka kontribuar me 18 gola dhe 13 asistime brenda 51 paraqitjeve.
‘Los Blancos’ janë përfolur së fundmi për transferimin e sulmuesit Erling Haalnd të Red Bull Salzburgut dhe sulmuesit Jadon Sancho të Borussia Dortmundit për shkak se kanë nisur planet për të ardhmen./arbresh.info/
19 vjedhje dhe një grabitje brenda javës në rajonin e Feriza...
Wolves zyrtarisht bie nga Premier League
Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance udhëton drejt Pakistani...
Mblidhen disa komisione parlamentare, projektligje të shumta...
Vizita në Emiratet e Bashkuara Arabe, kryeministri Rama ndan...
Çfarë thuhet në raportin e Amnesty International për Kosovën...