Islam Selmani e ka siguruar finalen në Kampionatin Botëror të Karatesë në Kairo.
Kjo pasi në gjysmëfinalen e zhvilluar sonte në ora 19:30, Selmani ka triumfuar kur është përballur me garuesin nga Uzbekistani, Mekhriddin Turakhonov, të cilin e ka dominuar bindshëm me rezultat 9:1.
Garuesi kosovar tashmë është gati për përballjen vendimtare, ku nesër do të luftojë për titullin botëror në kategorinë -60 kg kundër turkut Eray Samdan.
Për fitoren Selmani ka marrë vlerësime nga institucionet sportive.
“Çfarë performance e Islamit në gjysmëfinale, çfarë ndeshje fantastike ishte kjo. Mundi garuesin e Uzbekistanit me rezultat 9:1. Urime. Kosova mbi të gjitha”, ka vlerësuar Federata e Karatesë së Kosovës.
“Çfarë arritje! karateisti islam selmani në finale të kampionatit botëror”, ka theksuar Komiteti Olimpik i Kosovës.
BE kërkon kompromis, thirrje për formim të shpejtë të instit...
Kërkohet paraburgim për dy persona të dyshuar për ryshfet në...
Osmani: Ky rezultat nuk është fundi i një gare, është vazhdi...
Kurti udhëton për në Austri
Fitore Pacolli: Deri tani janë larguar rreth 1500 ton mbetur...
“Memoriali Përkujtimor Adem Jashari”, Rama: Zëri i komandant...