Ish-mesfushori i Real Madridit, Clarence Seedorf ka mbështetur sulmuesin e Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe, për një lëvizje te gjiganti spanjoll.
Legjenda holandeze foli gjithashtu për pyetje të tjera kyçe në lidhje me Kupën e Botës përpara shortit të së premtes në një intervistë me Radio Marca.
Megjithatë, mediumi spanjoll vëmendjen e veçantë i dha temës rreth Mbappes, i cili është në viti e fundit të kontratës me PSG-në dhe po lidhet me Los Blancos.
“Mbappe do të përshtatej në Real Madrid sepse të gjithë lojtarët e mëdhenj përshtaten në Real Madrid”, ka thënë fillimisht Seedorf.
Seedorf shprehu besimin e tij se nuk ka asnjë favorit të qartë për Kupën e Botës të këtij viti.
“Shumë ekipe janë të barabarta. Ka shumë skuadra që mund të fitojnë Kupën e Botës, por shumëçka mund të ndodh para fillimit të turneut dhe gjërat mund të ndryshojnë nga këtu deri në dhjetor”, përfundoi holandezi.
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni mbërrin në Arabinë Sa...
Kurti kthehet në Kuvend
Raportohet se një avion luftarak amerikan është rrëzuar mbi ...
Sveçla: Mërgata do ta rifitojë shtetësinë me vetëm një dokum...
Rama porosi kryetarëve të bashkive: Më shumë punë për pastri...
VV-ja bojkoton vazhdimin e seancës për çmimin e naftës