Tifozët e Barcelonës po e presin me padurim rikthimin në Spotify Camp Nou. Dëshira për t’u kthyer në stadiumin e rinovuar është e jashtëzakonshme. “Blaugranat” mezi presin ta shohin “shtëpinë” e tyre të re dhe të rikthehen përfundimisht aty ku ndihen si në shtëpi.
Një shembull i qartë i këtij entuziazmi është shpejtësia me të cilën janë shitur biletat për seancën stërvitore e cila do të jetë e hapur për publikun, që do të zhvillohet këtë të premte nga skuadra e Flick. Nga 23,000 biletat e vëna në dispozicion, pothuajse të gjitha janë shitur.
Brenda më pak se 48 orësh, gjatë të cilave biletat mund të bliheshin vetëm nga anëtarët e klubit, u shitën rreth 11,000. Të hënën pasdite shifra arriti në 18,000, dhe të martën ritmi i shitjeve vazhdoi i lartë edhe për publikun e gjerë. 23,000 vendet e lira aq sa lejon licenca e përkohshme e përdorimit 1A – do të jenë plotësisht të zëna brenda pak orësh.
Barça pritet ta shpallë zyrtarisht se stërvitja e parë e skuadrës së Flick në stadiumin e ri do të zhvillohet me kapacitet të plotë. Reagimi i tifozëve ka qenë i menjëhershëm dhe i jashtëzakonshëm.
Çmimi i biletave është 5 euro për abonentët me kartë dhe 10 euro për pjesën tjetër të publikut. Të ardhurat do t’i dedikohen plotësisht projektit “Pulseras Blaugranas”, i cili drejtohet nga Fondacioni Barça.
Një javë vendimtare për Spotify Camp Nou
Megjithatë, zhvendosja përfundimtare ende nuk ka një datë të qartë. Bordi i drejtuar nga Joan Laporta shpreson që Bashkia e Barcelonës t’i japë klubit mes datave 12 dhe 15 nëntor lejen për licencën e përdorimit 1B, e cila do të lejonte hyrjen e deri në 45,000 spektatorëve. Drejtuesit blaugrana kanë vendosur që rikthimi zyrtar të bëhet vetëm pasi të arrihet kjo kapacitet.
Nëse gjithçka miratohet javën e ardhshme, atëherë ekipi i Flick pritet të luajë ndeshjen e parë zyrtare në stadiumin e ri në përballjen kundër Athletic Bilbaos, më 22 nëntor.
Yll Limani publikon albumin e ri “Thirrëm Sot ose Nesër”
Më 22 dhjetor mbahet seanca e Supremes për rastin ndaj Darda...
Kosova merr Presidencën e Këshillit të Ministrave të Komunit...
Kurti: Masat ishin të padrejta që nga fillimi – të përkushtu...
Asociacioni – edhe pengesë, edhe urë drejt BE-së
OEK: Aktgjykimi i Supremes nuk guxon të interpretohet në mën...