Real Madridi tashmë ka nisur punën konkrete në atë që brenda klubit quhet “Operacioni Qendërmbrojtësi”.
Pas largimit nga lista të emrave si Ibrahima Konaté dhe Dayot Upamecano – të cilët janë pranë rinovimit me klubet e tyre Florentino Pérez ka vënë në shënjestër mbrojtësin gjerman të Borussia Dortmund, Nico Schlotterbeck.
Qendërmbrojtësi 26-vjeçar ka kontratë me Dortmundin deri më 30 qershor 2027, por sipas raportimeve tashmë i ka komunikuar klubit dëshirën për t’u larguar, me preferencë drejt Spanjës.
Si Real Madridi ashtu edhe FC Barcelona kanë shprehur interes për të.
Sipas gazetës prestigjioze gjermane BILD, Dortmundi është i gatshëm ta shesë Schlotterbeck për 50 milionë euro, pa ulje. Mbrojtësi konsiderohet një nga më të mirët në Evropë në pozicionin e tij dhe ka ende 4-5 vite performancë në nivelin më të lartë.
Real Madridi po kërkon një zëvendësues afatgjatë për David Alaba dhe Antonio Rüdiger, pasi vitet e fundit janë shoqëruar me shumë probleme fizike në repartin defensiv. Alaba e mbyll kontratën më 30 qershor dhe klubi tashmë i ka bërë të ditur se nuk do t’i ofrohet rinovim.
Ndërkohë, Antonio Rüdiger është në negociata për një zgjatje njëvjeçare, por dëmtimet e fundit kanë krijuar dyshime te drejtuesit madrilenë. Për këtë arsye, një përforcim në mbrojtje konsiderohet urgjent, për ta shoqëruar edhe transferimin e ri, Dean Huijsen.
Edhe Barcelona nuk ka hequr dorë nga Schlotterbeck. Joan Laporta dhe Deco po punojnë për ta sjellë gjermanin në “Camp Nou”, por Real Madridi shihet në avantazh falë gjendjes së mirë financiare. Megjithatë, gara mbetet e hapur.
Edhe pse Florentino Pérez ka preferuar vitet e fundit transferimet si lojtarë të lirë, rasti i Schlotterbeck shihet si një “po” e qartë.
Laporta shpërthen ndaj Real Madridit dhe arbitrimit
Spiropali pritet në Shtëpinë e Bardhë nga Asistenti Special ...
Irani pranon negociata me SHBA-në, por vetëm pa kërcënime dh...
Nika u drejtohet prindërve të viktimës: Ju shpreh ngushëllim...
Pacolli ndan pamje nga një fluturim mbi Alpet zvicerane
Dy gjigantët evropian pas Leon Avdullahut