Maurizio Sarri ka thënë pas fitores së Juventusit ndaj Milanit se i ka pëlqyer shpirti i lojtarëve të tij.
Edhe pse fituan 1-0, trajneri i Zonjës së Vjetër ka bërë të ditur se ata ende duhet të zhvillohen dhe mos të krijojnë situata të tilla.
“Më pëlqeu shpirti i skuadrës, por duhet të zhvillohemi edhe më shumë në kualitete, pasi bëmë shumë gabime dhe e lëshuam topin lehtë. Uria për të fituar duhet të na mbajë gjithmonë”, ka thënë Sarri.

“Milani kishte disa shanse për gol, por ato ishin më shumë jashtë zonës dhe ishin të plogështa. Ata kanë zhvilluar shumë mënyrën e pasimeve dhe kanë një skuadër kualitative”.
Duhet të vazhdojmë me formë të lartë dhe t’i përfundojmë ndeshje më herët, pasi në fund ju mund të humbisni duke tentuar të shënoni”, ka shtuar më tej italiani.
Juvetusi aktualisht ka 32 pikë, një më shumë se Interi, derisa në javën e 13-të do të ketë punë me Atalantan. /Telegrafi/
Nafta në Kosovë arrin deri në 1.60 euro për litër
Izraeli nis operacionin në Liban, Irani mohon bisedimet me T...
Rama në Vlorë, diskutime për projektet zhvillimore dhe organ...
Policia në Gjakovë: Viktima dhe i plagosuri nuk janë vëllezë...
Konjufca pret Ademin dhe zyrtarët e FFK-së para ndeshjes his...
Bllokada në Kuvend rrezikon fatin e marrëveshjeve ndërkombët...