Chelsea është dënuar së fundi me dy afate kalimtare, ku nuk ka të drejt të transferojë lojtarë.
Por, trajneri i klubit, Maurizio Sarri ka shpresë që vendimi i FIFA-s do të anulohet dhe do të sjellin përforcime të reja.
Pas fitores në Ligën e Evropës, italiani u pyet nëse e kishte diskutuar situatën me bordin e klubit londinez.
“Nuk jam veçanërisht i interesuar. Ne sapo planifikuam një orar të mundshëm të veprimtarisë para sezonit duke shkuar deri në fillim të Ligës Premier”.
“Në çdo rast, ka disa ankesa që po ndodhin dhe ka një shans që ta zgjidhim këtë situatë të vështirë për ne”, pohoi strategu.
The Blues janë shpallur fajtorë për shkelje të nenit të 19-të të rregullave në rastin e transferimit të 29 lojtarëve të mitur.
Ndryshe, Manchester City është duke u hetuar për të njëjtën vepër dhe mund të sanksionohet nga Shtëpia Botërore e Futbollit.
Diplomojnë sot 21 kadetë për zjarrfikës në Akademinë për Sig...
Alarm te Barcelona: Lëndimi i Pedrit është më i rëndë se sa ...
Nuk ka akuza në hetimin zviceran mbi abuzimin në Kishën Kato...
Parashikimi i motit në Shqipëri
28 vjet nga sulmi i dytë i Serbisë ndaj familjes Jashari në ...
KEDS-i me punime në rrjet, këto janë zonat ku paralajmërohet...