Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri, e ka mbrojtur Matthijs de Ligtin për autogolin në debutimin e tij si titullar në fitoren e Juventusit 4:3 me penallti kundër Interit në International Champions Cup.
Gianluigi Buffon i mbrojti tri penallti duke ia siguruar fitoren Juves pasi loja e rregullt mbaroi pa fitues 1:1 të mërkurën në turneun miqësor International Champions Cup në Kinë.
Në debutimin e tij si titullar pas transferimit nga Ajaxit për 85.5 milionë euro, De Ligt shënoi në portën e vet pas vetëm dhjetë minutave lojë, duke ia dhënë epërsinë Interit.
Megjithatë, Juve e barazoi rezultatin falë një devijimi nga Marcelo Brozovic të goditjes së lirë të Cristiano Ronaldos në fillim të pjesës së dytë.
“De Ligt luajti në periudhën tonë më të vështirë të ndeshjes, ama ai nuk është aspak përgjegjës për golin”, tha Sarri. /Gazeta Express/
Orav përshëndetet me Kurtin: Institucionet të jenë funksiona...
Emiratet e Bashkuara Arabe njoftojnë për 7 të vrarë dhe 145 ...
Aksioni kundër fajdes në Prizren, dëmi ndaj viktimës 700 mij...
Mbi 8 mijë zyrtarë ende pa deklaruar pasurinë
Orav përfundon misionin në Kosovë, takim lamtumirës me Osman...
Hamza nënshkruan peticionin kombëtar në mbështetje të ish-kr...