Trajneri i Kombëtares së Portugalisë, Fernando Santos beson se ylli i Juventus-it, Cristiano Ronaldo mund të luajë deri në moshën 40-vjeçare.
Portugezi ka shënuar 101 gola për Kombëtaren, derisa vazhdon të impresionojë edhe të “Zonja e Vjetër” që nga rikthimi në qershorin e vitit 2018, transmeton portali arbresh.info.
Ai ka shënuar 68 herë në 91 paraqitje për “Bianconerët”, derisa 10 prej tyre bën që të arrijë numrin e 130 golave në Ligën e Kampionëve.

Santos ka besimin se Ronaldo do vazhdojë me këtë ritëm edhe për pesë vitet në vijim, por pret që lojtari të dorëzohet sapo ta sheh që nuk është më në maje.
“Cristiano është i gatshëm të luajë deri në moshën 40-vjeçare, por nuk e di nëse ndodh. Në ndonjë pikë ndoshta nuk do ndihet se nuk është në kushte të njëjta”.
“Nuk është lojtar që do e lejojë vetën të zbres nivelin, kur ndihet që nuk është në maje, nuk do jetë”, deklaroi ai.
Rekordi më i fundit që theu Ronaldo, është që u bë lojtari i parë që shënon 450 gola në pesë ligat evropiane, kurse synon të bëhet golashënuesi numër një në histori të futbollit./arbresh.info.
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...