Chloe Sanderson, partnerja e Davide Santon, ka zbuluar se është kërcënuar me vdekje pas humbjes së Interit kundër Juventusit.
Ish mbrojtësi i Newcastle United hyri në lojë nga stoli të shtunën mbrëma kundër Juventusit, kur Interi po fitonte 2-1.
Por, më pas Juventusi shënoi dy gola të shpejtë dhe në të dy golat Santon po shihet si fajtor, për çka tani edhe tifozët kanë tejkaluar edhe kufijtë, duke e kërcënuar me vdekje.
“Për herë të parë në jetë, jam e frikësuar në shtëpinë time të jem e vetme me fëmijën… kur më është thënë se duhet të mbyllë dyert dhe se duhet të shqetësohem se si partneri im do të kthehet në shtëpi sonte”.
“Kjo nuk është në rregull. Askush më shumë se Santoni nuk është i dëshpëruar për rezultatin sonte”, kishte shkruar ajo të shtunën mbrëma në Instagram, menjëherë pas ndeshjes.
Këtu mund të gjeni qendrën tuaj të votimit
Edon Zhegrova pas fitores ndaj Pisas: Forca jonë është grupi...
Polonia ndërton fortifikime me topa e mitralozë për të mbroj...
Radoniqi voton i pari në Pejë
Zgjedhjet e parakohshme, nisin votimet në Kosovën
Sa ishte numri i personave që votuan në 25 përfaqësi diploma...