‘Santiago Bernabeu’ mund të jetë i mbushur me tifozë duke filluar qysh nga muaji tetor.
Real Madrid kanë marrë në stadiumin ‘Di Stefano’ për të zhvilluar ndeshjet e La Liga dhe të luajnë ndeshjet e sezonit aktual të Ligës së Kampionëve.
Në këtë mënyrë, punimet në mitikun ‘Santiago Bernabeu’ mund të vazhdojnë me intensitet më të lartë, duke mos pasur orare të ndeshjeve.
Stadiumi është mbyllur qysh nga 1 marsi. ‘El Clascio’ ishte ndeshja e fundit e luajtur që gjeti tribunat e mbushura të stadiumit. Askush nuk e priste këtë, por realiteti ndërroi në muajt e fundit, pas pandemisë Covid-19.
Por, te Real Madrid tashmë po flasin për një mundësi rikthimi, dhe gjasat janë që ‘Bernabeu’ të mbushet me tifozë përsëri gjatë muajit tetor, transmeton lajmi.net.
Në tetor do të mbushet vetëm 1/3 e stadiumit, kurse gjatë janarit pritet të shihet stadiumi i mbushur në kapacitete të plota.
Sezoni i ri pritet të fillojë në shtator të këtij viti, kështu që një muaj më vonë, Real Madrid mund të luajë para tifozëve dhe brohorimave të shumta.
Kuajt si “terapistë”: Metoda natyrale që po forcon trupin, m...
OpenAI: Reklamat nuk po vijnë në ChatGPT
Alban Dragusha ndahet me Ramiz Sadikut, pritet ta marrë drej...
Vetura godet për vdekje 74-vjeçarin në Skenderaj
Irani konfirmon vdekjen e shefit të sigurisë, Ali Jarijani
Mësohet arsyeja pse Courtois u zëvendësua pas pjesës së parë