Drita është ndarë baras me Santa Coloman pasditen e sotme (e martë).
Takimi mes kampionit të Kosovës dhe kampionit të Andorras i zhvilluar në stadiumin Estadii Comunal ka përfunduar pa gola 0 me 0 brenda 90’ minutave lojë, shkruan portali arbresh.info.
Skuadra jonë bëri një paraqitje të mirë dhe gjatë ndeshjes kishte shans për të realizuar përmes Liridon Lecit dhe Shabanit.
Sidoqoftë, pavarësisht përpjekjeve të panumërta nga të dy skuadrat, golat munguan.
Takimi që po zhvillohet në kuadër të gjysmëfinales së parë të ndeshjeve preliminare në kuadër të UEFA Ligës së Kampionëve ka shkuar tani në vazhdime./arbresh.info/
Prokuroria sekuestron pasuri me vlerë 5 milionë euro në Vlor...
Vendim disiplinor në Trepçë, largohen përkohësisht 5 punëtor...
Kurti në Austri, takohet me kancelarin Christian Stocker
Numërohen 27% e votave për deputetë
Operacioni “White Star”/ Pesë të arrestuar, sekuestrohen arm...
Radoniqi: Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve pritet të s...