Ylli i Borussia Dortmund, Jadon Sancho është duke konsideruar mundësinë për rikthimin te Manchester City.
Anglezi që disa muaj është i lidhur me transferimin te rivalët e City-t, Manchester United, por kartoni i lojtarit është duke shkaktuar probleme, transmeton portali arbresh.info.
Thuhet se “Djajtë e Kuq” nuk do shpenzojnë aq shumë shkaku i financave gjatë pandemisë së koronavirusit.
Sipas The Sun, Sancho iu ka thënë miqve se është i hapur për rikthimin te City nëse skuadra e Pep Guardiola-s tregon interesim.

Ky mund të jetë lajm i mirë për “Qytetarët” shkaku se në verë më shumë mundësi do e humbin Leroy Sane dhe Sancho mund të jetë pasuesi.
Sancho u largua nga “Etihad” para tri viteve shkaku që dëshironte të luante më shumë./arbresh.info.
Sot nafta dy cent më lirë se dje
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 28-të, vëmendja në...
Begaj uron Pashkët Ortodokse: U përhaptë kudo drita e pranis...
Hungarezët votojnë – a po i vjen fundi epokës së Vikto...
57 aksidente e mbi 1800 gjoba të shqiptuara brenda 24 orëve ...
Haradinaj uron Pashkët Ortodokse: Kremtofshi në paqe, pranë ...