Jadon Sancho dëshiron që yjet e të nesërmes të mahniten nga paraqitjet e tij në fushë.
Reprezentuesi anglez ka bërë një ngritje të shpejtë në karrierë që prej se kaloi nga City te Dortmundi 18 muaj më parë.
Ai ka shënuar tetë gola dhe 13 asistime në 33 ndeshje në Bundesliga, transmeton Telegrafi.
“Unë nuk mund të flas për të gjithë, unë mund të flas vetëm për situatën time. Situata ime është se kam dashur që të luaj futboll”.
“Unë gjithmonë kam dashur që të jem profesional, t’i bëj njerëzit të më shikojnë dhe të mahniten. Unë jam ndjerë kështu me Ronaldinhon dhe dua të jem sikur ai një ditë”.
“Shpresoj që mund të arrij nivelin e tij dhe të rinjt të më shikojnë mua dhe të mahniten”.
“Shembulli im ishte Ronaldinho. Arsyeja prapa asaj se sa lehtë i mposht lojtarët në fushë dhe i bëj ato gjëra në terren qëndron pikërisht te Ronaldinho”, u shpreh Sancho.
Dortmundi i shkon Tottenhamit sonte mbrëma në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Vdes një burrë që po trajtohej nga e hëna në QKUK
Spanja shpall tri ditë zie, teksa rritet numri i viktimave n...
Kërkohej nga Gjermania për tentim vrasje, FAST vë në pranga ...
Rinumërohen 687 vendvotime nga 2 mijë e 557 gjithsej
Tronditje për Barcelonën, ylli i katalunasve i hapur që t...
Deklaratat e Trump për të vendosur forca amerikane, ushtarët...