Jadon Sancho është shumë pranë një transferimi të bujshëm në Serie A, ku pritet të veshë fanellën bardhezi të Juventusit.
Sipas raportimeve të fundit nga gazetari italian Marco Conterio, Juventusi ka arritur një marrëveshje me Manchester United për ta transferuar anësorin anglez për një shumë prej 17.5 milionë eurosh, shkruan Arbresh.info
Sancho, i cili nuk bën pjesë në planet afatgjata të “Djajve të Kuq”, do të nënshkruajë një kontratë 6-vjeçare me klubin torinez, çka tregon se Juventus ka besim të madh në rikthimin e formës së tij më të mirë.
Ky transferim shihet si një hap i rëndësishëm për rikthimin e karrierës së Sanchos, pas një periudhe të vështirë në “Old Trafford”, ku aktivizimi i tij ka qenë i kufizuar për shkak të problemeve brenda klubit dhe mungesës së minutave.
Madje ai në janar të vitit 2024 u transferua në formë huazimi tek Dortmundi deri në fund të atij sezoni.
Kurse nga vera e kaluar deri në fund të sezonit 24/25, ai djersiti fanellën e Chelsean, mirëpo londinezët nuk vendosen që ta kryejnë transferimin dhe u rikthye tek Man United.
25-vjeçari ka luajtur gjithsej 83 ndeshje me Manchesterin ku ka shënuar 12 gola e gjashtë asistime./Arbresh.info
🚨 Jadon Sancho is very close to joining Juventus. 🏴🤍🖤
The Italian club is set to sign the Man Utd winger for €17.5M and he’s set to pen a 6-year contract! 📁🤝
(Source: @marcoconterio) pic.twitter.com/5C3xA1ICHX
— Transfer News Live (@DeadlineDayLive) July 22, 2025
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...