Alexis Sanchez po e mendon të rikthehet në Premier League gjatë verës pasi kaloi vetëm një sezon në Marseille.
Sanchez kaloi katër vite në Arsenal nga 2014 deri në 2018, duke fituar dy Kupa FA dhe një Community Shield përpara se të shkonte në Manchester United.
Performanca e anësorit ra masivisht pasi iu bashkua “Djajve të Kuq”, prandaj ai u huazua te Interi pas vetëm një sezoni e gjysmë dhe më pas iu shit përgjithmonë.
Ish-ylli i Barcelonës u transferua në Ligue 1 dhe iu bashkua Marseille me një marrëveshje dyvjeçare në vitin 2022.
Ai u paraqit në 42 ndeshje në të gjitha garat për klubin francez këtë sezon, duke shënuar 18 gola.
Pas humbjes së titullit të Premier League këtë sezon, Topçinjtë do të kërkojnë të rindërtojnë ekipin e tyre duke shtuar përforcime në disa pozicione dhe mbetet për t’u parë nëse do të bëjnë ofertë për sulmuesin veteran./Arbresh.info/
Lutfi Haziri zbulon kushtin e LDK-së për një marrëveshje me ...
Temperatura pranverore nesër në Kosovë, deri në 16 gradë
Melania Trump do të drejtojë mbledhjen e Këshillit të Siguri...
Mbi 19 mijë qytetarë nënshkruajnë Peticionin Kombëtar të ini...
Elijona zbulon frikën që e kishte përballë Benitës
Haradinaj e mohon se ka probleme shëndetësore: E kaloj edhe ...