Alexis Sanchez është fotografuar duke arritur në kapin stërvitor të Arsenalit sot (e enjte) derisa vazhdojnë të qarkullojnë raporte se është afër kalimit në Man Utd.
29-vjeçari është aktualisht në gjashtë muajt e fundit të kontratës së tij te “Topçinjtë” dhe mungesa e progresit në bisedime për marrëveshje të re do të thotë se ai pritet të largohet nga klubi, transmeton portali arbresh.info.
Por, largimi i tij duket se do të ndodhë para se kontrata e tij të skadojë.
Raportet sugjerojnë që Manchester United është afër nënshkrimit me Sanchezin pasi rivali i tyre në ligë Manchester City, i cili ishte një herë favorit, i ka dhënë fund interesimit të tyre pas çmimit të kërkuar nga Arsenali.
Megjithatë, e ardhmja e tij në Emirates është në dyshime serioze dhe Sanchez është fotografuar duke arritur në kampin stërvitor orë më parë./arbresh.info/
Ylli ka shkuar për t’i përshëndetur?

“Dy minatorë nuk janë mirë me shëndet”, Dobra jep detaje për...
Aksident trafiku në Pejë, një i lënduar
Haradinaj: Masakrat janë dëshmi e rrugës së rëndë që kaluam ...
Haxhiu takon të moshuarën që i tha Kurtit “Mos lësho pe”, i ...
“Kosova aleati më besnik i Amerikës” – kongresisti amerikan ...
Dortmundi përshpejton negociatat për transferimin e yllit të...