Ndërtimi i stadiumit të ri në qytetin e Milanos, i cili do të zëvendësojë ikonën San Siro, thuhet se do të kushtojë më shumë se një miliard euro dhe puna do të fillojë që në janar të vitit 2024.
Si pjesë e planeve të ndërtimit, stadiumi i ri, me gjasë që do të quhet “The Cathedral” dhe do të ndërtohet pranë stadiumit ekzistues.
Sipas Fatto Quotidianos, stadiumi i ri do të kushtojë 1.2 miliardë euro dhe punimet do të nisin nga janari i vitit 2024.
Në total projekti do të zgjasë 80 muaj në total, disa duke marrë parasysh ndikimin e madh vizual që do të ketë në qytet. Aty do të këtë një qendër për konventa dhe një mega qendër tregtare prej 68 mijë metrash katrorë.
Krahasuar me stadiumin aktual, do të ketë një reduktim të vogël.
Interi dhe AC Milan do të duhet të gjejnë zgjidhje të reja, pasi punimet do të përfundojnë në vitin 2030.
Stadiumi Guiseppe Meazza, apo San Siro do të rrënohet plotësisht dhe nuk do të mbetet asgjë nga e kaluara dhe historia e tij.
Është shumë e trishtueshme të mendosh se stadiumi që priti Ronaldo brazilianin dhe Shevchenkon nuk do të ekzistojë më, por është realiteti i vështirë i burokracisë italiane./Telegrafi/


Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...