Kapiteni i Kosovës, Samir Ujkani ishte tepër i kënaqur me paraqitjen e kombëtares sonë mbrëmjen e sotme (e enjte) kundër Danimarkës.
Ujkani, i cili u inkuadrua në fushë në pjesën e dytë si një zëvendësues i Aro Muriqit, është shprehur i lumtur me barazimin 2 me 2 në “Fadil Vokrri” ndonëse përmend edhe “momentet negative”, shkruan portali arbresh.info.
“Paraqitja ka qenë perfekte me mënyrën se si kemi filluar lojën dhe si jemi përballur me presionin e tyre dhe si kemi shkaktuar personin tonë”, ka thënë Ujkani në një intervistë për televizionin publik.
“Penaltia dhe goli në fund ishin momente negative. Këto gjëra ndodhin, ne jemi duke vazhduar rrugën si duhet”
“Sot ka qenë një test shumë i madh për ne. Por, duhet të jemi të kujdesshëm”
30-vjeçari shpreson gjithashtu për të filluar mirë takimin debutues në kuadër të kualifikimeve në Euro 2020.
“Ndeshja kundër Bullgarisë është një finale shumë e madhe, shpresojmë t’ia fillojmë mirë”, shtoi Ujkani./arbresh.info/
José Mourinho drejt Real Madrid? – Ekziston klauzolë l...
Edhe një tentim për zgjedhjen e presidentit, sërish pa opozi...
Egzon Dakaj i jep fund karrierës si gjyqtar
Abdixhiku: Kurtit po i pengon Vjosa Osmani, por populli do t...
LDK nuk merr pjesë në seancën për presidentin
Kroacia e Bosnje e Hercegovina arrijnë marrëveshje me SHBA-n...