Juventusi ka konfirmuar se mesfushori Sami Khedira do të rikthehet vonë gjatë këtij muaji pas rikuperimit të suksesshëm nga operacioni në zemër.
Khedira ishte diagnostikuar me rrahje të çrregullta të zemrës më 19 shkurt dhe ANSA ka raportuar të hënë se ai ka kryer me sukses periudhën e rehabilitimit, transmeton portali arbresh.info.
“Sami Khedira i është nënshtruar testeve të parapara kardiologjie që zbulojnë evoluimin pozitiv të trajtimit të performuar”, shkruan klubi në një deklaratë të lëshuar në faqen zyrtare.
“Ai ka filluar më pas programin e personalizuar stërvitës. Prognoza është rikthimi i tij mund të ndodhë për një muaj pas datës së nënshtrimit të operacionit”
Sidoqoftë, 31-vjeçari nuk do të jetë i gatshëm në kohë për ndeshjen e javës së ardhshme në Ligë të Kampionëve kundër Atleticos./arbresh.info/
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit