Sulmuesi egjiptian, Mohamed Salah, ka lënë të kuptohet se mund të largohet nga Liverpool në fund të këtij sezoni, duke synuar të mbyllë kapitullin e tij në “Anfield” me një sukses të madh.
Në një intervistë për “Sky Sports” të publikuar të premten, Salah ka thënë se objektivi i tij kryesor është të fitojë Premier League me Liverpool.
“Gjëja e parë në listë është të fitoj Premier League me Liverpool”, është shprehur Salah gjatë intervistës. “Gjatë shtatë apo tetë viteve të fundit, gjithmonë kam thënë Champions League. Por, kjo është hera e parë që them se me të vërtetë dua të fitoj Premier League me Liverpool”.
Ai gjithashtu ka shtuar se ky mund të jetë sezoni i tij i fundit me “The Reds” dhe dëshiron ta mbyllë atë me një arritje të veçantë për klubin dhe tifozët.
Tashmë disa klube nga Arabia Saudite janë të gatshme t’i ofrojnë Salah një pagë rekord për ta joshur atë në Ligën Saudite.
“Shembull forcës, guximit dhe shpresës”, Haxhiu ...
Aksident në autostradën “Arbën Xhaferi”, lëndohen pesë perso...
Tre të mitur gjejnë 100 euro në sheshin e Kamenicës, i dorëz...
KQZ: Përfundon numërimi në 9 QKN, vazhdon në 29 komuna të tj...
Policia: 18 vrasje në vitin 2025, afro 113 milionë euro aset...
Punonjësit e Policisë në Shqipëri marrin shpërblim në fund t...