Mohamed Salah është padyshim lojtari i momentit. Ai cilësohet si zbulimi i këtij sezoni dhe kandidati kryesor për të hyrë në garën ndërmjet Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos, që kanë dominuar futbollin ndërkombëtar në dekadën e fundit.
Sulmuesi i Liverpool është edhe një prej lojtarëve nga të cilët pritet më tepër në Botërorin Rusi 2018, pasi e udhëhoqi Egjiptin në turneun madhor për herë të parë pas 28 vitesh. Popullariteti i Salah u rrit aq shumë, sa në javët e fundit ka nxitur një çështje, që mund të vendosë në diskutim edhe prezencën e lojtarit në Kupën e Botës, transmeton ‘SS’.
Shkak është bërë sponsori dhe Salah është pala e dëmtuar. Sulmuesi është imazhi i një kompanie telefonike në të gjithë Lindjen e Mesme, ndërsa përfaqësuesja egjiptiane sponsorizohet nga një kompani rivale. Këtu lindi edhe konflikti, sepse Federata e Egjiptit e shfrytëzoi imazhin e lojtarit më të mirë të vendit në disa reklama. Gjithçka duket se ka ndodhur pa arritur asnjë marrëveshje.
Pasi Federata e Egjiptit, por edhe Ministria e Sporteve nuk kanë reaguar rreth situatës së krijuar, menaxheri i Salah kërcënoi se “po shqyrtohen të gjitha opsionet”, duke përfshirë këtu edhe bojkotin e Botërorit. Futbollisti gëzon edhe mbështetjen e popullit. Tifozët egjiptianë nuk pranojnë të humbasin lojtarin e tyre më të mirë për një çështje të tillë.
Tajlanda kryen sulme ajrore ndaj Kamboxhias pas përleshjeve ...
Këmbësori goditet nga motoçikleta në Prishtinë
Arratisen tre persona nga Qendra Edukuese Korrektuese në Lip...
Xabi Alonso flet për shkarkimin e mundshëm pas rezultateve n...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
MD organizon tryezën e përbashkët me Mekanizmat Koordinues L...