Liverpool arriti një fitore të thellë ndaj rivalëve të tyre, Manchester United, duke triumfuar 5-0 në Old Trafford.
Golat për “Të Kuqtë” u shënuan një hat-trick i Salah dhe nga një gol prej Keitas dhe Jotas.
Salah e dëshmoi edhe njëherë formën e tij jetësore që është duke e kaluar me Liverpool këtë sezon.
Salah u bë lojtari i parë në histori të Premier Ligës që realizon një hat-trick ndaj Manchester United në stadiumin Old Trafford.
Përveç kësaj, egjiptiani tani ka realizuar 10 gola në ligë, në vetëm nëntë paraqitje, duke shtuar edhe pesë asistime të tjera në këtë proces.
Nëse e vendosim këtë në një këndvështrim krahasimor, del që Salah ka shënuar më shumë gola se sa tetë skuadra të tjera, nga 19 kundërshtare gjithsej në ligën Premierë.
Përveç kësaj Salah gjithashtu e theu rekordin e Drogbas për t’u bërë golashënuesi afrikan më i mirë në histori të Premierligës, duke shënuar 107 gola./lajmi.net/
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...