Salah bëhet golashënuesi i katërt më i mirë në histori të Premier Leagues

17:38 | 14 Shtator 2025
D.H

Mohamed Salah ishte heroi i Liverpoolit në fitoren e sotme ndaj Burnleyt, ku realizoi golin e vetëm në triumfin e “The Reds”.

Ai shënoi në minutën e pestë të shtesës nga penalltia për t’i dhënë skuadrës së tij fitoren e katërt në po aq ndeshje, shkruan Arbresh.info.

Ky gol ishte edhe më i vecantë për Salahun pasi, ka arritur një sukses të tij individual.

Me këtë realizim ai ka shkuar në kuotën e 188 golave në Premier League dhe është bërë lojtari i katërt me së shumti shënime, duke lënë pas Andy Cole i cili pati 187.

Salah 188 gola i ka shënuar pas 304 paraqitjeve. Tashmë është 20 gola larg lojtarit të tretë i cili është Wayne Rooney me 208 sosh.

Harry Kane ka 213 dhe është golashënuesi i dytë, kurse Alan Shearer me 260 gola është lojtari me më së shumti gola në histori të Premier Leagues./Arbresh.info