Salah ka duartrokitur punën e Messit dhe Ronaldos për më shumë se një dekadë, ku kanë shënuar qindra gola, kanë duruar qindra asiste dhe kanë fituar dhjetëra trofe.
Mohamed Salah ka vetëm fjalë të mira për dyshen që kanë dominuar në botën e futbollit për më shumë se një dekadë, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.
Në një intervistë për AS, Salah u pyet nëse ka lojtarë që mund të zënë vendet e Messit dhe Ronaldos kur këta të fundit t’i varin atletet, transmeton Gazeta Express.
Edhe përkundër se thotë që ka lojtarë të mirë rrotull, Salah nuk beson të ketë si Leo dhe CR7.
Salah: “Ajo çfarë kanë bërë Messi dhe Ronaldo është e pabesueshme”
“Është e vështirë të thuash ky apo ai. Tani ka lojtarë të shkëlqyeshëm, por ajo që ata kanë bërë për futbollin ka qenë e pabesueshme. Po, emri juaj mund të përmendet, por unë mendoj se ajo që ata kanë bërë për futbollin ishte e mrekullueshme dhe ka disa lojtarë që mendoj se edhe ata po shkojnë rrugës së mirë”, u shpreh Salah./Arbresh.info/
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...
Të fjeturit më pak se gjashtë orë gjumë, rrit rrezikun e dem...
Dëmtimi i varrezës së Astrit Deharit, policia jep detaje