Amir Saipi ka debutuar me fanellën e kombëtares së Kosovës në sfidën ndaj Lituanisë.
Dardanët triumfuan me rezultat 1-2 për të marrë fitoren e dytë në Ligën e Kombeve.
Portieri i Luganos ka publikuar foto nga ndeshja, derisa ka thënë se është krenar që vesh fanellën e Kosovës.
“Jam jashtëzakonisht krenar që debutova për Kombëtaren më të mirë të Kosovës. Ishte një përvojë e papërshkrueshme dhe emocioni i fushës ishte i veçantë. Do të vazhdoj të jap gjithçka për Kosovën. Forca Kosova”, ka shkruar Saipi.
Ndeshja e radhës e Kosovës është ndaj Qipros të martën mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri”./Arbresh.info

Një efektiv i lënduar gjatë protestës në Shqipëri
Bislimi: Ligji për të huajt nuk do të përdoret si presion nd...
Gjykimi në Hagë, Bekim Jashari : Shqetësuese pretendimet e P...
“O Klod a të kam burrë?”, Elijona i shkon në sht...
Era Istrefi në mbështetje të marshit “Drejtësi, jo politikë”
Arne Slot pranon: Liverpool nuk po i përmbush standardet e k...