Sahiti u ftua nga Foda në shtator, por ka qenë vendimi i tij që ta refuzojë ftesën – kjo është arsyeja

17:25 | 18 Shtator 2025
D.H

Futbollisti i Hamburgut, Emir Sahiti ishte emri që i befasojë të gjithë pse nuk ishte pjesë e listës së shtatorit për dy ndeshjet e Kosovës në kuadër të kampanjës kualifikuese për Botëror, ndaj Zvicrës dhe Suedisë.

Ai gjatë ditës së sotme ka zbuluar arsyen e mosardhjes në shtator për këto dy ndeshje, shkruan Arbresh.info.

“E vërteta është se unë u ftova, por ishte vendimi im të mos grumbullohesha. Nuk ka probleme midis meje dhe shokëve të mi të ekipit kombëtar. Ne jemi të gjithë miq”, deklaroi ai për MOPO.

“Disa lojtarë janë në formacionin bazë edhe pse nuk kanë luajtur për muaj të tërë me klubet e tyre. Unë luaj për Hamburgun, një klub i madh, dhe ndihem mirë. Nuk është problem nëse nuk jam titullar për arsye sportive, por kur e meritoj, dua të luaj. Për këtë arsye i thashë drejtorit se nuk do të vija këtë herë”, shtoi Sahiti.

Mbetet të shihet nëse Sahiti do të ftohet për dy ndeshjet e tetorit ndaj Sllovenisë dhe Suedisë, të cilat mund të jenë vendimtare për kualifikim tutje në Botëror.

‘Dardnaët’ janë në vendin e dytë me tri pikë, kurse grupit i prinë Zvicra me gjashtë sosh. Suedia dhe Sllovenia ndajnë pozitat tre dhe katër me nga një pikë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme