Largimi i trajnerit të mirënjohur kosovar Ismet Munishit nga Ballkani i Suharekës kishte bërë bujë të madhe, shkruan “Zeri.info”.
Shumë figura të njohura të futbollit kosovar dhe jo vetëm kishin reaguar në lidhje me këtë.
Ndihmëstrajneri i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Muharrem Sahiti, ka thënë se pas largimit të Munishit nga stoli i “portokallezinjve” kishte menduar se klubi do ta sillte ndonjë trajner nga top-ligat evropiane.
Ai ka shtuar se ecuria e Ballkanit mund të reflektojë ndryshe pas ndryshimit të trajnerit.
“Ndryshimi i Ismet Munishit ka qenë i papritur. Kur u largua Ismeti, pa dashur ta nënçmoj Blendin, kam menduar se Ballkani do ta sjellë ndonjë trajner mga Bundesliga ose Premierliga. Mbetet të shihet se a do ta vazhdojë Blendi mënyrën e punës, lojës dhe objektivit. Te Ballkani mund të reflektojë ndryshimi i trajnerit dhe kjo mbetet të shikohet në të ardhmen”, ka deklaruar Muharrem Sahiti për emisionin “2 me 1” përcjell Zeri.info.
Ismet Munishi ishte trajneri më i suksesshëm në klubin suharekas. /arbresh.info/
LDK reagon për sulmin në Skenderaj ndaj Hysni Mehanit
Begaj pret Komandantin e Komandës së Forcës së Bashkuar në N...
Sulm masiv rus ndaj Ukrainës, të paktën pesë të vrarë
Propozimi që ndërtesës në Ambasadën amerikane në Kosovë t...
Haxhiu reagon pas sulmit në Skenderaj
Kurti: Opozita po bllokon reformat dhe po rrezikon miliona e...