Kosova ka filluar stërvitjet për dy ndeshjet e shtatorit ndaj Rumanisë dhe Qipros në kuadër të Nations League.
Në stërvitjen e sotme kanë qenë të pranishëm 15 lojtarë të ftuar, ndër ta edhe sulmuesi Emir Sahiti, shkruan Arbresh.info.
Sahiti është shprehur falendërues për ftesën ndaj Fodas dhe thotë se edhe nëse nuk merr minuta është gati për të ndihmuar Kosovën.
“E falënderoj fillimisht trajnerin për ftesën. Jam shumë i gëzuar që jam pjesë e kombëtares. Rikthehem pas dy vitesh. Shpresoj të jap maksimumin në fushë dhe më të mirën time. Asgjë s’ka ndryshuar, përveç se kanë ardhur disa lojtarë të rinj dhe të gjithë më kanë pritur mirë dhe ndihem shumë mirë bashkë. Mezi po pres që nëse trajneri ma jep mundësinë të jap më të mirën. Edhe nëse nuk luaj këtu jam për ta ndihmuar Kombëtaren. Rumania ka një ekip të mirë, por ne duhet të fokusohemi te ekipi ynë dhe besoj se do ta fitojmë ndeshjen kundër Rumanisë. Dardanët janë lojtari ynë i 12-të dhe shpresoj të vijnë në numër sa më të madh, sepse kur i kemi ata prapa ndihemi më të fuqishëm”, tha Sahiti.
Kosova e luan ndeshjen ndaj Rumanisë të premten me fillim nga ora 20:45./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...