Sulmuesi i Bayern Munichut, Sadio Mane ka thënë se nuk do të ngurrojë nëse do të ketë mundësinë të eliminojë Liverpoolin nga Liga e Kampionëve këtë sezon.
Mane ishte pjesë e skuadrës Reds që eliminoi gjigantët gjermanë në raundin e 16-të në vitin 2019, me sulmuesin senegalez që shënoi dy herë për të eliminuar Bayernin.
Liverpooli vazhdoi deri në fund garën dhe arriti të fitojë të gjithë kompeticionin pasi mposhti Tottenham Hotspur në finale.
Por, pas gjashtë vitesh të frytshme në Anfield, besnikëria e Mane tani është ndaj Bayernit dhe ai është gati tani ta mposht Liverpoolin.
“Nëse do të takohemi përsëri, sigurisht se Bayern Munich do të mund Liverpoolin”, ka thënë fillimisht Mane.
“Unë nuk mendoj se është e lehtë. Dua të jem më i qartë. Nëse luan për Bayern Munich, unë erdha këtu për të fituar të gjitha ndeshjet e mundshme”.
“Sigurisht, për të fituar të gjithë trofetë. Sigurisht që para fillimit të sezonit objektivi ynë është të fitojmë të gjithë trofetë e mundshëm”.
“Jam këtu për të ndihmuar shokët e skuadrës dhe për të arritur ëndrrat tona”, përfundoi sulmuesi senegalez.
Endrick me gol dhe asistim, Lyon e mposht Parisin në “Parkun...
Australia dhe Japonia nënshkruajnë kontrata për anije luftar...
Juventus shënon fitore të madhe, paraqitet edhe Edon Zhegrov...
Gjendet eksploziv i Luftës së Dytë Botërore në Francë, evaku...
Aksident në Prishtinë, s’dihet për të lënduar
Vitality triumfon në IEM Rio dhe shkruan histori në CS2