Armando Sadiku ka lënë gjurmë në fitoren 1-0 të Luganos kundër FC Zurich.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Sadiku, dalëngadalë po e gjen formën e dikurshme, pas lëndimit të rëndë që pati sa ishte pjesë e skuadrës spanjolle, Levante.
27-vjeçari ka asistuar në fitoren 1-0 të Luganos ndaj Zurichut. Ishte Alexander Gerndt ai që shënoi golin e tri pikëve në minutën e 30’.
Për Zurich, nga minuta e parë e nisi takimin mesfushori i Kosovës, Hekuran Kryeziu, kurse mbrojtësi, Benjamin Kololli, u inkuadrua në minutën e 46’.
Nuk kishte minuta në këtë ndeshje për Mirlind Kryeziun, që qëndroi për 90 minuta në stol.
Kur pritet ulja e çmimit të naftës në Kosovë?
Hapet autoudha Prizren–Prishtinë
Kurti: Anëtarësimi në NATO, objektiv strategjik i yni
Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 62-vjeçarja shqiptare,...
Nga Barcelona te Borussia Dortmund, të gjithë të ‘çmendur’ p...
Orban në prag të zgjedhjeve po merr përkrahje nga influencer...