Shumë breza të Kosovës kanë sakrifikuar për të ardhur deri këtu.
Mund, sakrificë, pengesa e vështirësi të shumta.
Ishte ky një rrugëtim i gjatë për të ardhur deri këtu ku jemi sot.
Dikur ishte veç një ëndërr e bukur, por Kosova sot është veç dy lojë larg kualifikimit historik në një Kampionat Botëror.
Andaj, Federata e Futbollit të Kosovës e ka publikuar një video motivuese për yjet e Kombëtares, duke ua kujtuar atyre të kaluarën para sfidës së sontme jetike ndaj Sllovakisë, në gjymëfinale të “play-off”-it të Botërorit.
“Një rrugëtim i gjatë, plot sakrifica… Jetën për liri, zemrën për Kosovë! Është koha juaj. Bashkë, të pathyeshëm, forca Dardanë!”, shkroi shtëpia e futbollit kosovar, duke ia përcjellë shkrimit një video plot emocione dhe motiv.
Sonte urojmë që të na bëjnë krenarë Dardanët tanë, të cilët s’kanë qenë kurrë më afër kualifikimit në Botëror. Forca Kosovë! /Gazeta Express
KFOR-i kryen inspektim të sigurisë në minierën e Trepçës
Zyrtarët amerikanë: Pentagoni po përgatitet për ‘sulmin përf...
Operacioni antidrogë “Delivery”, Prokuroria jep detaje: U nd...
Presidentja kërkon mirëkuptim, shmang deklaratat për vendimi...
Haradinaj: Krimet, plagë e hapur e historisë dhe thirrje për...
Arrestohet një person i dyshuar për grabitje në Prishtinë