Basketbollisti Russell Westbrook, ka njoftuar se ka rezultuar pozitiv në testimin për koronavirus.
Lojtari i Houston Rockets është hyrë në izolim, derisa sezoni i NBA nis me 30 korrik, transmeton portali arbresh.info.
Westbrook përmes një postimi në Twitter ka konfirmuar se ka rezultuar pozitiv, ndërsa ka kërkuar nga tifozët ta marrin seriozisht virusin.
“Kam rezultuar pozitiv për covid-19. Momentalisht ndihem mirë, i mbyllur dhe duke dëshiruar t’iu bashkohem bashkëlojtarëve kur gjërat të qartësohen”.
“Faleminderit të gjithëve për urimet dhe mbështetjen e vazhdueshme. Ju lutem merreni seriozisht virusin. Kujdesuni. Vendosni maskën”, ka shkruar ai.
https://twitter.com/russwest44/status/1282719257369866240
Westbrook iu bashkua listëve të basketbollistëve të tjerë të NBA të prekur nga koronavirusi, si Nikola Jokic, DeAndre Jordan, Malcom Brogdon, Jabari Parker dhe disa të tjerë./arbresh.info.
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë