Ndeshja në kuadër të çerekfinaleve mes Rusisë dhe Kroacisë ka shkuar në vazhdime.
Koha e rregullt prej 90′ minutave, plus 5′ shtesë në fund, nuk ishte e mjaftueshme për të vendosur gjysmefinalistin e ardhshëm të Kampionatit Botëror, shkruan portali arbresh.info.
Rusia kaloi në epërsi në minutën e 31′ të ndeshjes përmes një supergoli të realizuar nga distanca përmes Denis Cheryshev. Mirëpo, kroatët u përgjigjen menjëherë duke barazuar shifrat vetëm tetë minuta më vonë.
Anësori Andrej Kramaric finalizoi në formë perfekte me kokë asistimin nga Mario Mandzukic duke shënuar për 1 me 1.
Në pjesën e dytë vlen të përmendet rasti nga Ivan Perisic, që goditi shtyllën.
Takimi mes dy skuadrave është duke u zhvilluar në stadiumin Fisht Olympic./arbresh.info/
Kurti godet Osmanin: Vullneti i popullit nuk anulohet me dek...
Prishtina feston Ditën Botërore të Librit për Fëmijë me akti...
Irani: Ngushtica e Hormuzit e hapur vetëm për anijet që nuk ...
I akuzuari për vrasjen në Hajvali: Vrasjen e kreu vëllai im ...
Kuvendi ratifikon amendamentin për programin IPA
Skemë mashtrimi në Everest/ 11 të arrestuar, dyshohet se hel...