Drejtori i përgjithshëm i Bayern Munich, Karl-Heinz Rummenigge, ka thënë se ky sezon duhet të mbyllet medoemos dhe kampionati i ardhshëm duhet të nisë në dimër.
Rummenigge që është një nga emrat më të njohur të futbollit gjerman ka dhënë idenë e tij për t’i dhënë zgjidhje këtij sezoni, por pa ndikuar te kampionati i vitit të ardhshëm.
Sipas drejtuesit të lartë të Bayern Munich, ky sezon duhet të mbyllet pasi do të kishte katastrofa ekonomike për klubet.
“Nëse nuk do të jetë e mundur ta përfundojmë sezonin gjatë kësaj vere, atëherë ideja ime është që kampionatet të përfundojnë deri në fund të shtatorit”.


“Sezoni i ri 2020-2021 të nisë në dimër, pasi në këtë mënyrë edhe lojtarët do të kenë mundësi të bëjnë pushimet e nevojshme dhe do të përgatiten mjaftueshëm për startin e sezonit të ri”, ka thënë Rummenigge.
Por me idenë e Rummenigges ka një problem, pasi UEFA e ka caktuar Kampionatin Evropian të zhvillohet në vitin tjetër, pikërisht në verë.
Mbyllja e kampionatit 2020-2021, duhet të bëhet para muajit maj, gjë që është e vështirë. /Telegrafi/
Shpërthen te Real Madridi, Arda Guler refuzon t’ia jap dorën...
Arrestohet një arsimtar në Mamushë, dyshohet për keqtrajtim ...
Grenell për zgjedhjet e reja në Kosovë: Zoti po na përgatit ...
Deputetja e LVV: Kur LDK ia mbylli dyert, ne e bëmë Osmanin ...
Vijojnë bombardimet mbi Iran, shpërthime të fuqishme në aero...
Edi Rama uron 7 Marsin me mesazh nga Manastiri: Sa e fortë ë...