Shefi ekzekutiv i Bayernit, Karl-Heinz Rummenigge ka folur rreth situatës së Lionel Messit në gazetën italiane, Corriere.
Rummenigge përmes kësaj interviste tha se skuadra e Bayernit nuk është në garë për t’i siguruar shërbimet e Lionel Messit, shkruan IndeksOnline.
Sipas 65-vjeçarit Messi nuk ka shanse të nënshkruaj me klubin nga Bundesliga duke u bazuar në kontratën e fundit që iu publikua yllit argjentinas në mediat spanjolle.
“Kam qeshur kur e kam parë kontratën e Messit me Barcelonën. Unë mund t’i them vetëm faleminderit, sepse te Bayerni nuk ka shanse me marr një kontratë të tillë astronomike. Mendoj se kjo situatë rreth këtyre pagave duhet të ndryshojë”, ka thënë Rummenigge.
Kujtojmë që Lionel Messi pritet të largohet nga ‘Camp Nou’ në fund të këtij sezoni dhe destinacioni i tij pritet të jetë Franca [Paris Saint-Germain].
Tentohet të vidhet Posta Shqiptare në Shkodër
Guardiola: Haaland është sulmuesi më i mirë në botë
Tragjedi në kantonin e Argau, 18-vjeçari ngjitet mbi tren, v...
Prezantohet raporti vjetor i Policisë Rajonale në Gjilan: Rë...
Franca bëhet vendi i parë i BE-së që hap konsullatë në Grenl...
Gjykata cakton datën e seancës për shpërthimin në Ibër-Lepen...