Kampioni i Kosovës Drita e ka mbyllur aventurën evropiane në play-offin e Ligës së Konferencës, pas një tjetër humbje të ngushtë nga Celje, ku rezultati i përgjithshëm doli të jetë 6-4.
“Intelektualët” zhvilluan një tjetër paraqitje solide por që ishin të pafat për të pësuar humbje prej 3-2, njësoi siç kishte ndodhur në Prishtinë.
Sidoqoftë, aventura e tyre në Evropë ka qenë më e mira ndonjëherë për një klub të Kosovës, ku me arritjet e tyre shkuan më larg se Ballkani.
Fillimisht, e kaluan raundin e parë të Ligës së Kampionëve, mirëpo u eliminuan në raundin e dytë, duke vendosur një rekord qysh në start si skuadra e parë që e kalon rrethin e parë kualifikues të ligës më prestigjioze në botë.
Pas kësaj, ranë në Ligën e Evropës, ku u mposhtën nga gjiganti rumun FCSB në raundin e tretë kualifikues, kësisoj iu nevojit me patjetër një fitore në play-offin e Ligës së Konferencës për t’i arritur grupet.
Këtë e bënë shumë lehtë, duke mposhtur Differdange në të dy përballjet dhe t’u bërë klubi i dytë pas Ballkanit që shkon në fazën e grupeve.
Edhe në grupe, Drita e dëshmoi mentalitetin e fortë ku në gjashtë ndeshje arriti t’i arkëtonte tetë pikë, që s’kishte ndodhur kurrë më parë, e njëkohësisht e siguroi “biletën” për në play-off.
Në play-off, Drita pati punë me Celjen e Milot Avdylit, ku skuadra sllovene arriti t’i mposhtë dy herë për t’i eliminuar përfundimisht nga garat evropiane.
Përpos arritjeve të jashtëzakonshme në aspektin sportiv, Drita fitoi edhe shumë para – pra mbi 6 milionë euro.
Kësisoj, kampioni i Kosovës tani është fokusuar që ta mbrojë sërish titullin me shpresën që të përsërisin atë që arritën në kualifikueset e fundit.
Kujtojmë, Drita është lider në tabelë, një pikë para Ballkanit e Prishtinës./Telegrafi/
Rama e emëron Sokol Havollin për një mandat të ri në Drejtor...
Shtyhet pak seanca ndaj Hashim Thaçi për rastin e pengimit t...
Goditet banda shqiptare në Spanjë/ Arrestohen 4 shqiptarë, s...
Polonia planifikon ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët n...
“Marrëveshje detyruese për njohjen e Kosovës”, Vuçiq del me ...
Nisma e propozon Fatmir Limaj për President të Kosovës