Rruga drejt FIBA Kupës së Botës 2027 do të filloje nga Raundi i Parë i Parakualifikimeve Evropiane.
Shorti do të hidhet në Munih të Gjermanisë të martën më 8 gusht dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në kanalin e FIBA-s në YouTube nga ora 11:00.
Në raundin e parë do të jenë 10 shtete pjesëmarrëse, të cilat do të ndahen në tre grupe.
Grupi A do të përmbajë katër ekipe, ndërsa grupet B dhe C do të përfshijnë nga tre Kombëtare.
Kombëtaret do të luajnë me njëra-tjetrën në grupin e tyre në shtëpi dhe jashtë.
Vazo 1: Rumania, Zvicra, Austria
Vazo 2: Luksemburgu, Kosova, Armenia
Vazo 3: Norvegjia, Irlanda, Shqipëria
Vazo 4: Azerbajxhani
Armenia dhe Azerbajxhani nuk mund të përfshihen në të njëjtin grup, sipas vendimit të Bordit të FIBA Europe.
Raundi i parë parakualifikues i Kupës së Botës të Basketbollit FIBA 2027 do të luhet në tre dritare më 19-27 shkurt 2024, 18-26 nëntor 2024 dhe 17-25 shkurt 2025 me dy ditë lojërash në çdo dritare.
Të tre fituesit e grupeve së bashku me skuadrën e renditur më të mirë në vendin e dytë do të kalojnë në raundin e dytë parakualifikues të Kupës së Botës 2027 të FIBA-s, i cili do të luhet në verën e vitit 2025.
Ura për këmbësorë mbi lumin Ibër nga nesër lëshohet për qark...
“Po du me të këqyr”, Klodi skuq Benitën
Përplaset për vdekje këmbësori në Krujë, shoqërohet në komis...
Ushtria amerikane: Tetë të vrarë nga sulmet e fundit ndaj an...
“E mallkoj ditën kur jemi takuar”, Londrimi ngacmon Edin dhe...
Bislimi publikon letrën nga BE: Komisioni ka vendosur për he...