Ballkani ka kaluar në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, duke eliminuar klubin e madh bjellorus, BATE Borisovin, me rezultat të përgjithshëm 4-2.
Ndeshjen e parë Ballkani e kishte fituar 4-1 dhe edhe përkundër humbjes me rezultat 1-0 në ndeshjen kthyese, kaloi tutje në fazën e grupeve për herë të dytë në dy vitet e fundit.
Ky kalim tutje përveç kënaqësisë sportive që i sjell klubit nga Suhareka, edhe arkat e klubit do të mbushen dukshëm.
Në sezonin e shkuar, 2022/23 nga garat evropiane Ballkani kishte fituar 4 milionë e 182 mijë euro, sipas “football-coefficient”.
Edhe këtë vit, kampioni kosovar ua ka mësuar këtyre shifrave, shkruan Telegrafi.
Kalimi në fazën e grupeve ia siguron çdo klubi edhe 2.9 milionë euro të tjera dhe këtyre iu shtohen edhe nga 100 mijë euro për katër fazat eliminatore, që i bie 400 mijë euro. Aktualisht klubi kampion ka të sigurta 3 milionë e 340 mijë euro.
Një fitore në fazën e grupeve vlen 500 mijë euro, ndërsa barazim ka vlerë 166 mijë euro.
Në total shifrat mund të arrijnë shumë lehtë mbi 4 milionë euro, gjë që kishte arritur vitin e shkuar.
Sekuestrohen mbi 33 mijë euro mallra në Vërmicë, një i dyshu...
Arrestohet personi që sulmoi katër persona në Kllokot, mes t...
Vetaksident në Zubin Potok, lëndohen katër persona
Aksident te “Kroni i Mbretit”, vetura rrokulliset në rrugë
Drejtonte automjetin në efektin e lëndëve narkotike, kapet 2...
Hargreaves: Sulmi në Banjskë të zbardhet, Radoiçiqi të japë ...