Futbollisti i kombëtares së Çekisë, Michal Sadilek nuk do të jetë pjesë e skuadrës për ndeshjet e Euro 2024, dhe arsyeja është e pazakontë.
Mesfushori 25-vjeçar, në pronësi të Tëentes në Eredivisie, pësoi një lëndim në gju si pasojë e rrëzimit nga biçikleta.
Ky lëndim ka bërë që lojtarit çek t’ia pamundësoj pjesëmarrjen me Çekinë në Evropianin e Gjermanisë.
Çekia, ka qenë kundërshtar i Shqipërisë, ku kuqezinjtë i morën katër pikë në kampanjën kualifikuese për këtë Euro, ndodhet në grupin F, së bashku me Portugalinë, Gjeorgjinë dhe Turqinë.
Duelin e parë, ekipi i drejtuar nga Ivan Hasek do ta luajë me datën 18 qershor ndaj Portugalisë së Cristiano Ronaldos.
Midfielder Michal Sadílek will miss the UEFA EURO 2024 because of injury and won’t travel with the squad to Germany.
Get well soon @Sadilek32 ✊? #EURO2024 pic.twitter.com/8PfhWA9kmP
— Czech Football National Team (@ceskarepre_eng) June 9, 2024
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...