Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana nuk është penduar për sjelljen në ndeshjen e Beogradit kundër Serbisë.
I ftuar në “Xing me Ermalin”, Cana tregoi arsyen përse i qëlloi me grusht tifozit serb.
“Njerëzit e kanë keqkuptuar, nuk e kisha me serbët. E pashë që ai kishte dhëmbët e mia të arit dhe isha duke tentuar për t’ia marrë”, tha me ironi Cana.
“Para fillimit të ndeshjes, masat e sigurisë ishin të jashtëzakonshme. Dukeshe sikur kishte ardhur ndonjë president shteti por ne shkuam vetëm për të luajtur futboll. Kur situata degradoi në dhunë ne kemi reaguar në mënyrë spontane. Nuk jemi bërë pishman për asgjë”, përfundoi ai.
Leverkusen-Bayern, s’ka fitues në derbin gjerman
Irani njofton lëshime të reja raketash kundër Izraelit
Komandanti i KFOR-it takohet me gjeneralin e forcave të arma...
Habermas mbështeti bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë
Trumpi thotë se SHBA-ja do ta hapë Ngushticën e Hormuzit me ...
Rihapet pikëkalimi kufitar në Jarinjë