Amir Rrahmani ka filluar stërvitjet me klubin e Veronës për tu rikthyer në ndeshjet e mbetura të Serie A.
Ylli nga Prishtina do të jetë edhe një muaj pjesë e kësaj skuadre dhe më pas do të bashkohet me Napolin, ku ka nënshkruar që në janar.
Por mbrojtësi kosovar synon që pas Napolit të luaj edhe për një skuadër më të madhe, ku dëshira e tij është Premierliga.
“Napoli ka filluar të interesohet për mua nga muaji shtator dhe besoj që nëse paraqitem mirë te kjo skuadër atëherë mund të luaj edhe me një skuadër më të madhe. Shpresoj në një transferim në Angli në Premierligë“, ka thënë Rrahmani në emisionin “Natën me Fatmir Spahiun”.
Rrahmani është nga futbollistët më të mirë që ka Kosova dhe i treti në listën e më të vlefshmëve në Transfermarkt.
Theret me thikë një person në Kaçanik, arrestohet i mituri
Zogaj: Po flitet për rikthimin e Osmanit në LDK, do ta anali...
Mjekët e rinj të Vlorës, Rama: Shembull përkushtimi dhe prof...
Trump kritikon liderin e ri të Iranit: Emërimi i Mojtaba Kha...
Ministri iranian: Sulmet do të vazhdojnë për aq kohë sa të j...
“Prapa shpinës sime punohej me kandidatë të tjerë”, çka tha ...