Amir Rrahmani është mirë në dijeni për forcat e Anglinë në linjën frontale.
“Tre Luanët” kanë shënuar një numër të madh golash në ndeshjet në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020 në Grupin A, por kapiteni i Kosovës ka treguar se si do të përpiqen me bashkëlojtarët e tij për të ndalur mysafirët e nesërm në “Fadil Vokrri”, shkruan portali arbresh.info.
“E rëndësishme është ta zhvillojmë ndeshjen tonë dhe të pësojmë sa më pak gola apo të mos pësojmë hiq”, ka thënë Rrahmani kur është pyetur për numrin e golave të Anglisë gjatë fushatës së tyre në kualifikime.
“E di që Harry Kane është njëri nga sulmuesit më të mirë në botë, është e vështirë jo vetëm për të ndalur atë por edhe lojtarët e tjerë”, shtoi kapiteni kur është pyetur për shqetësimin e tyre në markimin e Harry Kanes.
“Edhe nëse nuk luan ai, ka zëvendësues të tjerë që mund ta zëvendësojnë. Ne duhet të luajmë kundër tyre dhe do të përpiqemi si skuadër për t’i ndalur të gjithë”
Skuadra e Gareth Southgates luan për të siguruar pozitën si lider i Grupit A, ndërsa djelmoshat tanë për t’i dhuruar një mbrëmje të pa harruar të gjithë vendit tonë.
Takimi i nesërm mes tyre fillon në ora 18:00./arbresh.info/
Sergio Ramos luan ndeshjen e fundit në Meksikë, tani i lirë ...
Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...