Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, ishte i pranishëm mbrëmë në Gala-n e futbollit italian, pasi u përfshi në Formacionin e Vitit.
Ky vlerësim vie pas paraqitjeve të tij mbresëlënëse sezonin e kaluar, ku u shpall kampion i Italisë si një nga protagonistët kryesorë të Napolit.
Formacioni i Vitit përfshiu disa prej emrave më të rëndësishëm të Serie A, ndër ta Scott McTominay, Lautaro Martinez dhe Tijjani Reijnders.
Pas këtij suksesi reagoi edhe Federata e Futbollit të Kosovës, ku vlerësoi paraqitjet e kapitenit dardan.
“Kapiteni i Kosovës dhe muri i mbrojtjes dardane shpallet “Mbrojtësi i Vitit 2025” në Serie A!”
“Si kurorëzim i një sezoni fantastik, ai është përfshirë edhe në formacionin më të mirë të kampionatit.”
“Pas një sezoni të jashtëzakonshëm me Napolin kampion, lidershipi, qetësia dhe dominimi i tij në prapavijë e udhëhoqën skuadrën drejt majës së futbollit italian.”
“Krenari pa kufij për Amirin!”, ka shkruar FFK në faqen zyrtare në Facebook./Arbresh.info
Grabitje në një argjendari në Prishtinë
DnV: Rinumërimi i plotë i pashmangshëm, hetimet të përfshijn...
Jo veç në Prizren, Prokuroria aktivizohet në të gjitha komun...
Aksidenti tragjik hekurudhor, MEPJ në kontakt me Spanjën nës...
Shpallet në kërkim Egzon Reshani, i dyshuari për tentim vras...
Blerta Deliu kërkon rinumërim të plotë të votave