Futbollisti i Kosovës, Albion Rrahmani, ka thënë se skuadra kosovare është fokusuar në pikat që besohet se janë të dobëta për Lituaninë.
“Dardanët” kanë zhvilluar seancën e fundit stërvitore në Kampin Nacional në Hajvali.
“Atmosfera është shumë e mirë dhe jemi shumë të përgatitur për këtë ndeshje. Shpresojmë në rezultat pozitiv, ta nisim mirë në ndeshjen e parë dhe më pas të synojmë fitore të reja në ‘Fadil Vokrri’. E kemi analizuar kundërshtarin shumë mirë dhe kemi punuar në të gjitha pikat ku mendojmë se mund ta dënojmë. Besoj që jemi në rrugën e duhur dhe presim ndeshjen për të zbatuar skemat që kemi stërvitur”, ka thënë Rrahmani./rtk
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës