Amir Rrahmani është gati për t’u rikthyer në fushën e blertë.
Qendërmbrojtësi i Napolit ishte lënduar në ndeshjen e Kosovës me Zvicrën në këtë muaj, ndërsa nga ajo kohë është duke u marrë me rikuperim.
Ai pritej të luante me Pisan mbrëmë, por trajneri Antonio Conte nuk rrezikoi.
E rikthimin e madh përfaqësuesi kosovar mund ta bëjë në këtë fundjavë në derbin e javës me Milanin.
Portali italian “areanapoli” shkruan se 31-vjeçari është shëruar 100 për qind dhe tash është në dorë të trajnerit se kur do të vendosë ta inkuadrojë atë në lojë, përcjell “Gazeta Express”.
Futbollisti kosovar ka ushtruar rregullisht me ekipin në qendrën stërvitore “Castel Volturno”, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që të jetë titullar në ndeshjen e së dielës kundër Milanit në San Siro.
Rrahmani është shëruar dhe ndaj Pisas ishte në bankinë, i gatshëm për çdo eventualitet.
Çfarë kanë të veçantë njerëzit e lindur në muajin dhjetor?
SHBA dhe Ukraina diskutojnë për armëpushimin, para samitit e...
Parashikimi i motit për të dielën
Aksident i rëndë trafiku në autostradën Gostivar–Tetovë, tet...
Trepça triumfon bindshëm në Therandë, fitore edhe për Borën
Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën 40-vjeçari