Legjenda e Manchester Unitedit, Wayne Rooney për “talkSport”, ka thënë se nuk e sheh ish bashkëlojtarin dhe mikun Cristiano Ronaldo.
Dyshja zhvilluan 209 ndeshje se bashku te Man United mes viteve 2004-2009, duke fituar tre herë Premierligën dhe një herë Ligën e Kampionëve, kurse fituan epitetin si legjenda të klubit, transmeton lajmi.net.
Sidoqoftë, tani Ronaldo është shumë afër të kalojë të rivali lokal i ish klubit, Manchester City, me të cilët ka arritur marrëveshje për dy vite.
Rooney që tani është trajner i Derbyt, thotë se do shokohej nëse kjo do ndodhte.
“Është interesante, por nuk e shoh. Mendoj se Cristiano ka një legjendë te Mancehster United dhe e di sa krenar është si lojtar dhe person. Nuk e shoh, por në futboll nuk dihet”, deklaroi ai.
Mediat raportojnë se nëse Juventus pranon ta lirojë Ronaldon, atëherë kalimi te City do kompletohet brenda javës.
Pacolli shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të nxënësit ...
E rëndë në Itali, rrëzohet një avion, një i vdekur dhe një i...
Skandaloze, nxënësit e klasës së pestë të shkollës “Ismail Q...
Parashikimi i motit për nesër: Me vranësira dhe intervale me...
“Erdhi pa shenja jete”, QKUK jep detaje rreth vdekjes së nxë...
Balla ngushëllon familjarët e viktimave të aksidentit në Rum...