Legjenda e Manchester United dhe Anglisë, Wayne Rooney, ka kritikuar hapur trajnerin e Chelseat, Enzo Maresca, duke deklaruar se italiani ka zgjedhur “luftën e gabuar” duke dalë publikisht kundër pronarëve të klubit.
Maresca, pa përmendur emra konkretë, shprehu pakënaqësinë e tij pas fitores ndaj Evertonit të shtunën, duke theksuar mungesën e mbështetjes që sipas tij ka marrë nga klubi.
Trajneri italian e përshkroi situatën si “48 orët më të këqija” që ka përjetuar që nga ardhja te Chelsea.
Më pas u raportua se deklaratat e Marescas kishin si objektiv bashkëpronarët e klubit, konkretisht Behdad Egbali.
“Për mua ishte shumë e ngjashme me situatën e Mo Salah javën e kaluar, ishte diçka shumë e menduar. Ai e di saktësisht çfarë po thotë dhe kujt po ia drejton. Bordi dhe pronarët e Chelseat e dinë shumë mirë që këto fjalë janë për ta”, tha ai në episodin më të fundit të The Wayne Rooney Show.
Rooney shtoi se Maresca ka shkelur një vijë të rrezikshme në marrëdhëniet me drejtuesit e klubit.
“Duhet të respektosh pronarët e një klubi futbolli. Ata të punësojnë dhe të sjellin në klub, ndaj është mënyra e tyre. Mendoj se ai ka shkuar pak kundër kësaj”, theksoi ish-sulmuesi anglez.
Sipas Rooney-t, reagimi i Marescas mund të lidhet me presionin që ndjen për vendin e tij në bankinë.
“Diçka ka ndodhur qartë, qoftë një mosmarrëveshje apo fakti që ai ndjen se pozicioni i tij është nën presion dhe mendon se kjo nuk duhet të ndodhë, për shkak të dy trofeve që ka fituar dhe pikëve që ka marrë”, pohoi Rooney.
Ai theksoi gjithashtu karakterin e trajnerit italian.
“Nuk mendoj se është një trajner që tërhiqet mbrapa nga ajo që thotë. Ka pasion dhe ambicie. Ndoshta ka dëgjuar diçka, si për shembull që klubi mund të kërkojë largimin e tij, dhe ka vendosur të dalë në sulm. Nuk e dimë arsyen e saktë, por është shumë e çuditshme”, përfundoi ai.
Majore e Policisë së Kosovës, Luljeta Mehmeti-Quigley diplom...
Osmani në Mitrovicë: Këto toka kanë qenë gjithmonë të shqipt...
KQZ: Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për vot...
Dita e dytë e negociatave SHBA-Ukrainë
Xherdan Shaqiri befason te Baseli, Magnin shpjegon arsyen ps...
E dhimbshme: Vajza 8-vjeçare dërgohet pa shenja jete në Emer...